Telegrafi

Gazprom akuzon Ukrainën për paktin mbi vëzhguesit

Ky ishte kushti për rinisjen e furnizimit. “Protokolli për krijimin e një komisioni për vëzhgimin e gazit nga territori ukrainas nuk është firmosur ende”, deklaroi zëdhënësi i Gazprom, Serghiei Kuprianov.

Por pavarësisht akuzave, kryeministri çek Mirek Topolanek, është shprehur optimist për zgjidhjen e krizës. “Besimi për arritjen e një marrëveshjeje m’u shtua, pasi Viktor Lushenko dhe Yulia Timoshenko reaguan shumë mirë gjatë takimit që patëm dje”, tha ai.