Site icon Telegrafi

Gazmend Sinani largohet prej Bashkimit

Klubi i basketbollit, Bashkimi dhe Gazmend Sinani kanë ndarë rrugët me marrëveshje të dyanshme.

Me qëllim të avancimit të karrierës në arenën ndërkombëtare klubi ka liruar me kërkesën e tij Gazmend Sinanin.

“Gazi tash e tutje karrierën do t’a vazhdoj diku në Europë! Ne si klub e falënderojmë për të gjithë që i bëri për ne dhe i urojmë shëndet dhe sukses në rrugën e tij. Në Prizren je gjithmonë i mirëpritur!”, ka shkruar faqja zyrtare e klubit prizrenas në Facebook.

Mbetet të shihet se ku do të luajë basketbollisti shqiptar, i cili më parë ka luajtur edhe për Sigal Prishtinën. /Telegrafi/

Exit mobile version