Kryetari i Komunës së Pejës nga radhët e LDK, Gazmend Muhaxheri ka folur për femrën të cilën e konsideron më seksi.
I ftuar në një emision në radio Dukagjin, ai ka prekur disa pika të jetës së tij personale.
Muhaxheri ka treguar se gënjen shumë rrallë ose hiq. Kohëve të fundit tha se e gënjen djalin e vogël por ato i quajti gënjeshtra me marifet.
I pyetur se cila është femra më seksi sipas tij, Gazmendi si femrën më tërheqëse e veçoi këngëtaren e njohur dhe shumë të suksesshme, Jennifer Lopez. /Telegrafi/