Telegrafi

Gazmend Muhaxheri mirëpret në takim trajnerin e ‘CrossFit’-it, Egzon Shkolollin

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, duket se është shumë krenarë me sportistët e suksesshëm nga ky qytet.

Së fundmi, ai është takuar me Egzon Shkolollin, i cili njihet si ushtrues i disiplinës ‘CrossFit’ në qendrën e fitnesit “Illyrian” në Pejë.

Muhaxheri ndau me ndjekësit e tij në rrjetet sociale një fotografi me Shkolollin, duke treguar se u nda i kënaqur nga takimi me të.

“Sot me kënaqësi prita në vizitë trajnerin e njohur të disiplinës CrossFit në Kosovë, Egzon Shkolollin, i cili vazhdon të jetë një nga emrat më të mirë të kësaj fushe. Ndjehem krenar me sportistët pejanë, sikurse Egzoni që kanë talent, dhe arrijnë ta përmbushin veten në profesionin e zgjedhur”, ka shkruar Gazmend Muhaxheri.

Egzoni përndryshe mirëpret në qendrën e tij figura të shumta publike të Pejës, me të cilët së bashku ushtron disiplinën e ‘CrossFit’-it. /Telegrafi/