Site icon Telegrafi

Gazin lotsjellës të hedhur mbi protestuesit, era e ka kthyer mbi policët që mbronin Qeverinë Bullgare (Video)

Disa nga policët që ishin duke e mbrojtur ndërtesën e qeverisë në Sofje të Bullgarisë, pësuan keq nga gazi lotsjellës, i hedhur për t’i shpërndarë protestuesit.

Në momentin e lëshimit të gazit, një erë e fuqishme e ka kthyer atë drejt tyre duke i lënë me vështirësi në frymëmarrje dhe pa mundësi për të shikuar, transmeton Telegrafi.

Anëtarët e prekur është dashur të largohen nga barrikada, që është krijuar prej forcave të rendit, në mbrojtje të ndërtesave shtetërore prej kundërshtarëve qeveritarë.

Kjo protestë që po zhvillohen nga të pakënaqurit me udhëheqësit shtetërorë, është organizuar nga rrjetet sociale dhe po kërkon që qeveria të bie sa më parë. /Telegrafi/

Exit mobile version