Seanca e Kuvendit të Kosovës sërish është ndërprerë për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës nga deputetët e Vetëvendosjes.
Dhe siç raportohet më tej, gazin lotsjellës e kanë hedhur deputetja Fitore Pacolli dhe Xhelal Sveçla.
Ndërkohë, sipas asaj që kanë deklaruar disa deputetë për media, seanca pritet të vazhdojë menjëherë pasi të largohet tymi i gazit lotsjellës nga salla e Kuvendit.
Ndërkohë, për hedhjen e gazit lotsjellës menjëherë kanë raportuar edhe mediat malazeze.
“Një sesion i jashtëzakonshëm i Kuvendit të Kosovës, në të cilin duhet të votohet drafti i demarkacionit me Malin e Zi, është ndërprerë për shkak të gazit lotsjellës që u hodh në sallë”, ka shkruar mediumi malazez, Vijesti.me, du ke shtuar se bëhet fjalë për një seancë që pritej të fillohej në ora 11:00, por filloi me një orë vonesë. /Telegrafi/