Drejtori i Milanit, Ivan Gazidis rrezikon të humbasë vendin e punës së tij te Rossonerët për shkak të rolit të tij në Superligën Evropiane.
Sipas mediumit Il Corriere dello Sport, komentet e drejtorit të Milanit mbi çështjen e Superligës Evropiane dhe përfshirja e tij e tepruar mund të çojë në shkarkimin e tij.
Gazidis tha se Superliga do të ‘sigurojë mbështetje për të gjithë piramidën e futbollit’ në një shpjegim për sponsorët e Milanit, pasi kishte njoftuar që klubi u bashkua me 12 ekipet themeluese të garës së shkëputur nga UEFA.
Milan chief exec Ivan Gazidis:
"We're confident this new competition will capture the imagination of billions of fans and will be a new, exciting chapter for the game. The Super League will provide value and support to the whole soccer pyramid with greater financial resources." pic.twitter.com/F4obHZamJl
— Charles Watts (@charles_watts) April 20, 2021
Që nga ajo kohë, gjithçka është shembur, por Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez insistoi që Milani ishte një nga klubet që nuk ishin tërhequr nga Superliga Evropiane.
Il Corriere dello Sport raporton se Gazidis rrezikon të humbasë pozicionin e tij si drejtor i Milanit, për shkak të rolit të tij në projektin e shkëputur.
Drejtori teknik Paolo Maldini, i cili bllokoi Gazidis për të shpjeguar Superligën Evropiane për lojtarët të hënën, do të bëhej kandidati kryesor për të zëvendësuar ish-drejtorin e Arsenalit. /Telegrafi/