Ivan Gazidis ka thënë se njerëzit e klubit janë duke punuar çdo ditë dhe shpreson se ndeshja e kësaj fundjave me Juventusin mund të ndihmojë Milanin në rrugën për të qenë një klub i madh.
Kuqezinjtë janë në pozitë të keqe, më e keqja që nga viti 1994. Në prezantimin e një libri të ri mbi historinë e klubit, Gazidis foli para gazetarëve.
“Ne mësuam shumë sot për historinë e Milanit, por si një klub ne tani duam të krijojmë një histori të re”.
“Ekipi ynë është i ri dhe po rritet. Kemi humbur me Lazion, por duhet të besojmë. Ne po punojmë për të tashmen dhe të ardhmen”.
Milani luan ndaj Juventusit në fundjavë, ku e kërkon rikthimin te rezultatet pozitive.
“Ne do të luajmë kundër skuadrës më të mirë italiane. Jam i bindur që mund të vendosim një paraqitje të fortë kundër Juves”.
“Unë mendoj se këso lloj ndeshjesh mund ta ndihmojë Milanit që të kthehet në rrugën për të qenë një klub i madh”, ka thënë Gazidis.
/Telegrafi/