Telegrafi

Gazi, Rusia mund te ndërpresë furnizimin me gaz për Evropën

Ministri i Energjisë, Sergei Shmatko, ka kërkuar që BE të kërkojë nga Ukraina të zbatojë impenjimet në kalimin tranzit të gazit. 

Alarmi vjen një javë pas lajmerimit se Rusia do të mbyllë rubinetat, nëse ukrainasit nuk paguajnë 2,4 miliardë dollarët deri me 31 dhjetor.

Viktor Zhubkov, president i Gazprom dhe zv/kryeministër, ka njoftuar se nuk përjashtohet ndërprerja e furnizimit.

Problemeve me gazin nuk u kanë shpëtuar as Taxhikistani dhe Uzbekistani. Sipas agjencisë Itar-Tass, Taxhikistani akuzon qeverinë uzbeke se ka rritur çmimin e gazit për vitin 2009.