Telegrafi

Gazi, Medvedev bisedon me Jushcenkon

Kremlini në një deklaratë per mediat njoftoi se presidenti Medvedev dhe homologu i tij ukrainas, Viktor Jushcenko zhvilluan dje në mbrëmje një bisede telefonike.

Ndërkohë përfaqësues të shoqërisë energjitike ruse “Gazprom” dhe të asaj ukrainase “Naftogaz” do të takohen sot në Bruksel për të diskutuar mbi zgjidhjen e krizës.

Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso tha se Rusia dhe Ukraina kanë dhënë “po”-në e tyre për praninë e vëzhguesve ndërkombetarë, të cilët do të kontrollojnë fluksin e gazit.