Telegrafi

Gazi lotsjellës në Parlament dhe Rita Ora e prezantuan Kosovën gjatë kësaj jave në mediat e huaja (Foto)

Po që se kërkohet në Google, lidhur me ndodhitë e së hënës në Parlamentin e Kosovës, shohim emra të agjencive të mëdha botërore që kanë shkruar për të.

Në mesin e mediave më të mëdha, janë edhe CNN, BBC, Telegraph, Guardian dhe Al Jazeera, transmeton Telegrafi.

Një tjetër vëmendje i është dhënë Kosovës, shkaku i ardhjes së këngëtares së famshme Rita Ora.

Daily Mail shkruan se si Rita është dukur “e nxehtë dhe e kuqe”, teksa ka marrë pjesë në një dasmë në Kosovë.

Duke e cilësuar si një nga femra më të angazhuara në show-biz, raporti tregon se si “Rita gjeti kohë, në agjendën e saj të ngjeshur, të marrë pjesë në martesën e një miku”.

Në raport janë vënë edhe disa fotografi, që e tregojnë dukjen elegante të yllit të muzikës. /Telegrafi/