Hapësira mediale në Maqedoni prej sot do të jetë e pasur edhe me një gazetë ditore “Nezavisen Vesnik”, e cila me dinamikë të një gazete të përditshme do të shpërndahet në Shkup dhe në më shumë qytete në Maqedoni.
Koncepti i gazetës është që të përpunohen lajme dhe tema nga politika, ekonomia, kultura, jeta shoqërore, sporti, showbizi, e gjithë ajo që paraqet sfidë për publikun. Redaksia e “Nezavisen Vesnik” është kombinim i gazetarëve me përvojë dhe atyre të rinj, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Do të ketë tema aktuale, të përpunuara nga gazetarët në aspekte të ndryshme, mendime, analiza, nga perspektive për të cilat mendojmë se duhet të fitojnë publicitet”, tha kryeredaktorja, Sllobodanka Jovanovska.
“Nezavisen vesnik” do të dalë pesë ditë në javë, nga e hëna deri të enjten në 16 faqe, ndërsa numri i së premtes do të jetë në 24 faqe, me atë që në gjitha botimet do të ketë tre faqe në gjuhën angleze./Telegrafi/