Gazetat zyrtare të Malit të Zi dhe të Maqedonisë do të forcojnë bashkëpunimin ndërmjet tyre në sferat e interesit të përbashkët, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas AIM-së, ky bashkëpunim është arritur pas ujdisë ndërmjet dy udhëheqësve të gazetave, Lluka Kërzhalloski nga Maqedonia, si edhe Momçillo Vujosheviq.
Siç njoftojnë nga Gazeta Zyrtare e Maqedonisë, në takim është folur për më shumë çështje, ndër të cilat edhe shkëmbimi i përvojave në aspekt të fushës së përbashkët të punës, me theks në botimin e gazetës zyrtare, etj./Telegrafi/