Një nënë e re është qëlluar për vdekje në mes të rruges teksa i biri i saj 6-vjeçar shihte i tmerruar nga brenda makinës në Bahrein.
Eman Salehi, 28 vjeç, punonte si gazetare sporti në një televizion shtetëror.
Pasi makina e saj ndaloi në qytetin e Bahreinit, Riffa, një komunitet popullor me anëtarë të familjes mbretërore Al Khalifa, një person qëlloi për vdekje në kokë Salehin, dhe pastaj u dorëzua menjëherë në polici.
Vrasja shokoi ishullin e vogël dhe ka ngjallur debat mbi përgjegjësit që kryen vrasjen, përcjell BW.
Aktivistët akuzuan një anëtar të familjes mbretërore të Bahrein që shërben në ushtri si autor të vrasjes.
Nga familja mbretërore doli një deklaratë ku thuhej se po punohet për vendosjen e drejtësisë.
Agjencitë e lajmeve në Bahrein identifikuan një 34-vjeçar si vrasësin e Salehit, për të cilin tha se do të dalë përpara gjyqit për procedurat ligjore.