Telegrafi

Gazetarja tenton të vizatojë një aparat fotografik, por i del diçka që e vë në siklet (Video)

Transmetimi Live ka rreziqet e tij, e këtu bëjnë pjesë dhe situatat tepër qesharake e të sikletshme që mund të krijohen, ashtu siç ndodhi me spikeren e Fox News, Kaci Aitchinson mëngjesin e së mërkurës.

Prezantuesja doli vullnetare të merrte pjesë në një eksperiment të ri të Google të quajtur “Shpejt, Vizato!”, ku ke 20 sekonda kohë të vizatosh diçka në ekran, e më pas kompjuteri duhet ta gjejë se çfarë është.

Atchison nisi të vizatonte një aparat fotografik profesional, por skica e saj filloi të dukej si diçka tjetër, dhe stafi shpërtheu në të qeshura, shkruan Ora News.

“Oh jo! Nuk ka fshirëse!” bërtet njëri nga kolegët e saj teksa Kaci mbulon vizatimin e saj me duar. Për më shumë shihni videon: