Site icon Telegrafi

Gazetarja shqiptare nuk mban lotët në transmetim direkt, teksa po raportohej për persona të mbetur nën rrënoja

Momente paniku për familjen me shtatë anëtarë, të cilët mbetën të ngujuar në vilën katërkatëshe. Edhe pse nga vila e shkatërruar vinin thirrje për ndihmë nga një djalë, ajo u rrëzua totalisht.

Gazetarja Klodiana Lala në një lidhje direkte nga banesa në zonën e Kënetës, bëri publike një dëshmi rrëqethëse që vinte nga vila e shembur në Kënetë të Durrësit.

Gjatë një bashkëbisedimi me një të afërm të familjes me origjinë nga Dibra, djali 17-vjeçar kishte kërkuar ujë.

Pasi i kishin dhënë ujë, forcat e ndërhyrjes në terren kishin tentuar t’i ofroheshin për ndihmë djalit, por fatkeqësisht banesa u shemb totalisht.

Lidhur me këtë skenë të dhimbshme gazetarja Lala tregon mes lotësh se:

Nga ajo që bisedova me një të afërm të familjes, djali kërkonte ujë, dhe se kishte deklaruar se nuk shihte persona të tjerë rreth e qark. Ata i dhanë t’i japin ujë…me shpresën që të ndërhynin…ai ishte bllokuar mes një kolone”. /BallkanWeb/

Exit mobile version