Telegrafi

Gazetarja serbe që e “humbi rrugën” në Parlamentin e Kosovës (Video)

Një rast i pazakontë është regjistruar gjatë një lidhjeje të drejtpërdrejtë në kanalin televiziv kosovar KTV. Gjatë kohës që gazetari Shkëlqim Hysenaj po tregonte për ndodhinë në Parlament, një gazetare e kanalit në gjuhën serbe të televizionit publik RTK ka dalë para kamerës.

Gazetarja serbe e RTK 2, jo vetëm që s’e ka vënë re se kolegu ishte në transmetim direkt, por as që e ka kuptuar edhe reagimin e tij tepër praktik dhe të menjëhershëm duke e ironizuar si "një gazetare që kishte humbur rrugën po për shkak të gazit lotsjellës”.