Në kulmin e krizës shkaktuar nga reagimet për ndërtimin e kryqit dhe shqiponjës në Butel, gazetarja maqedonase Biljana Sekulovska, publikisht “turperohet” që nuk njeh shqiptarët fare. Ajo gjithashtu publikisht thotë se edhe shqiptarët edhe krijimet e tyre janë pjesë e identitetit të saj, diçka që pak maqedonas e thonë dhe e pranojnë, njofton Telegrafi.
Sekulovska këtë ”turp” e ka njohur në ditën e manifestimit ”Milingona e Artë 2015” ku ajo ishte e ftuar si mysafir. Në një shkrim për NovaTV ajo thotë ”Nuk njoh askënd, dhe asnjëherë nuk kam dëgjuar për këto njerëz, për artistët e tyre të mëdhenj, as edhe diçka të vogël nuk dija, të paktën të më bënte përshtypje emri apo vepra e tyre. Këta njerëz janë pjesë e jona, veprat e tyre janë pjesë e jonë, e shtetit tonë, identeti jonë. Asnjëherë nuk do të jemi njerëz më të mirë pa ta, pa gjuhën e tyre, kulturën e tyre dhe mirësinë që ata na japin.” shkruan Sekulovska duke ju referuar shqiptarëve, të cilët i njohu në evenimentin ”Milingona e Artë 2015”./Telegrafi/
Shkrimin e saj të plotë mund ta gjeni këtu.
Gjithashtu lexo: “Milingona e Artë” shpall fituesit për arritjet e vitit 2015 (Foto)