Site icon Telegrafi

Gazetarja reagon ashpër ndaj burrit që i preku të pasmet, gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë

Një gazetare televizive ka reaguar ashpër ndaj një vrapuesi i cili i kishte prekur asaj të pasmet, gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Alex Bozarjian ishte duke mbuluar një garë bamirësie në Savannah, Georgia, për një stacion televiziv lokal kur një burrë e goditi prapa.

Ajo ishte e befasuar nga një numër gjestesh të vrapuesve, por ishte e tronditur nga një marifet i njërit prej vrapuesve të shtunën.

https://www.youtube.com/watch?v=pVIUZq5gXik

Zonja Bozarjian e dënoi atë në Twitter, duke shkruar: ‘Atij njeriu që preku prapanicën time në transmetim live këtë mëngjes: Ju më dhunuat, objektivizuat dhe më vutë në siklet”.

Gazetarja tjetër, Emily Block e Florida Times-Union u përgjigj: “Kjo është e pështirë”.

Ndërsa drejtori i organizatorëve të garave Robert Wells, dënoi incidentin si “100% të papranueshëm” dhe premtoi se do të identifikonte garuesin.

Ndërkohë, disa përdorues të mediave sociale dukej se kishin gjetur identitetin e një burri që përputhej, megjithëse autoritetet nuk e kanë konfirmuar nëse është ai. /Telegrafi/

Exit mobile version