Site icon Telegrafi

Gazetarja qëllohet nga protestuesi, por vazhdon sikur të mos ketë ndodhur asgjë (Video)

Në Paris të Francës janë zhvilluar protesta, kundër një ligji kontrovers të punës.

Duke raportuar për këtë ngjarje, Anna Baranova është qëlluar nga një protestues i maskuar, transmeton Telegrafi.

Gazetarja e një televizionit rus është qëlluar nga prapa me shpullë në helmetë, por ka vazhduar edhe më tutje raportimin.

Baranova nuk ka ndaluar, as kur një protestues tjetër ka filluar të duartrokasë para fytyrës së saj.

Video ku shihet sulmi i gazetares së ‘Russia Today’, është shpërndarë shumë në rrjete sociale, ndërsa protestuesi ka marrë kritika të mëdha. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=pcFmXSFYRLs

 

Exit mobile version