Telegrafi

Gazetarja po raportonte live nga baza ajrore në Azerbajxhan, kur vetëm pak centimetra mbi kokën e saj fluturoi helikopteri luftarak (Video)

Gazetarja po raportonte live nga një bazë ajrore kur një helikopter derisa po ngritej në ajër për pak sa nuk e godet, por ky fakt nuk i bëri aspak përshtypje gazetares që vazhdoi raportimin.

Elmira Musazadeh nga televizioni SBS i Azerbajxhanit po fliste para kamerës, kur një helikopter luftarak fluturon pak centimetra mbi kokën e saj, transmeton Telegrafi.

Gazetarja kishte shkuar për ta ndjekur 100 vjetorin e themelimit të forcave të armatosura të Azerbajxhanit në një bazë ajrore. Helikopterët që ngjiten në ajër, ishin pjesë e një ushtrimi për të shënuar këtë datë të rëndësishme.

Por, gazetares nuk i bëri fare përshtypje fakti që helika e helikopterit po sillej shumë pak centimetra mbi kokën e saj. /Telegrafi/