Site icon Telegrafi

Gazetarja po bëhej gati për raportim live, kalimtari i afrohet dhe fillon ta fyej pa kurrfarë arsye (Foto/Video)

Një moment bizar është filmuar nga kamera e një televizioni, ku një kalimtar i rastit i afrohet gazetares që po bëhej gati të raportonte live dhe fillon ta ngacmoj e fyej pa kurrfarë arsye.

Burri me syze të diellit dhe kapelë në kokë i afrohet gazetares australiane të Nine News, Maggie Rawoth, derisa ajo po përgatitej për raportim live para gjykatës Ballarat në Victoria, transmeton Telegrafi.

Në videon e publikuar më poshtë, ky burrë i paemëruar dëgjohet duke i thënë gazetares Rawoth se “ajo është e trashë” dhe se duhet ta kërkojë një “punë të vërtetë”.

Por, sikur kjo të mos mjaftonte, ai vazhdon ta ofendoj gazetaren por edhe kameramanin që qëndronte para saj.

“Ke zgjedhur të bëhesh gazetare… një copë m***i që gënjen”, dëgjohet kalimtari duke i thënë gazetares.

Por, është interesant se si gazetarja Rawoth arrin ta ruaj gjakftohtësinë duke iu kundërpërgjigjur: “Cili është problemi i juaj zotëri? Çfarë të kam bërë?”

Ajo më pas nxjerr telefonin e saj dhe i bën filmon incidentin. Por, pasi disa sekondave reagon ashpër sërish burri i paidentifikuar “më filmo b****r, më bëj të famshëm oj b****r”. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=XiYfcU5xKLc

Exit mobile version