Një gazetare nga Florida mbështolli mikrofonin me prezervativ për ta mbrojtur pajisjen nga shirat e mundshëm.
Kyla Galer e NBC2 po raportonte për zbarkimin e uraganit Ian nga një parking në Port Myers të Floridas, kur u bë e qartë se mikrofoni i reporteres ishte mbuluar me prezervativ, transmeton Telegrafi.
Galer shpjegoi praktikën në Instagram Stories.
“Shumë njerëz po pyesin se çfarë ka në mikrofonin tim”, tha ajo.
Florida reporter defends putting condom on mic during Hurricane Ian broadcast pic.twitter.com/s4txv1BLhx
— HARD FACTOR (@HardFactorNews) September 28, 2022
“Është ajo që ju mendoni se është. Është një prezervativ. Ndihmon në mbrojtjen e pajisjes. Ju nuk mund t’i lagni këta mikrofona. Ka shumë erë dhe shumë shi, kështu që ne duhet të bëjmë atë që duhet të bëjmë dhe kjo është të vendosim një prezervativ në mikrofon”.
NBC 2 practicing safe microphone reporting during hurricane Ian. #HurricaneIan #weather #News #FtMyers #Naples #storm #safe pic.twitter.com/CiRG5Hrhh4
— Kyle Biddle (@KyleBiddle5) September 28, 2022
Uragani Ian zbaroi në Floridan jugperëndimore derisa po cilësohet si një nga stuhitë më të fuqishme të regjistruara ndonjëherë në SHBA.
Miliona njerëz në Florida kanë mbetur pa energji elektrike. /Telegrafi/