Ka vazhduar me provokime kundër shqiptarëve dhe me ”mbrojtje” të shtetit të Maqedonisë, siç thotë ajo, prej Edi Ramës, Hashim Thaçit, Mesila Dodës dhe Peter Vanhoutte, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Bëhet fjalë për gazetaren Jordanka Ivanovska-Joci e cila disa javë më herët tha se do ta pështyjë në fytyrë atë politikan që ju jep shqiptarëve të drejta.
Joci ka cituar shkrimin e Peter Vanhoutte i cili kishte treguar se fjala ”federalizim” është e ndaluar në Maqedoni.
Ajo ka shkruar se nësë ”Deklarata” e partive shqiptare është ide e Gruevskit atëherë ajo do ta mbrojë Gruevskin deri në pafundësi. /Telegrafi/