Një gazetare 29-vjeçare, e cila u qëllua për vdekje ndërsa mbulonte trazirat në Irlandën e Veriut, është emëruar si Lyra McKee.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, policia ka përshkruar të shtënat – të cilat kanë ndodhur gjatë trazirave të natës së vonë në Londonderry – një qytet në Irlandën e Veriut – si një “akt terrorist”.
Detektivët kanë thënë se “New IRA”, një grup republikan disident, kishte më shumë gjasa të jetë pas vrasjes së gazetares.
Ndihmës Shefi i Shtabit Mark Hamilton tha: “Ky është një akt i tmerrshëm. Jo vetëm që është një vrasje e një gruaje të re, është një sulm mbi popullin e këtij qyteti”.
Sipas mediave, trazirat shpërthyen të enjten në mbrëmje pasi oficerët kryen një operacion kërkimi.
Gjatë kësaj përleshje, më shumë se 50 bomba benzine u hodhën në drejtim të oficerëve – dhe dy makina u përfshinë nga zjarri.
Ndërkohë, supozohet se një person i armatosur shkarkoi një numër të shtënash në drejtim të policisë, njëra prej të cilave e goditi znj. McKee në kokë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=3-AifLmdYCY