Gazetarja kosovare, Rozafë Rexhepaj, e cila jeton në Vjenë të Austrisë, duke përshkruar gjendjen e sontme pas sulmeve të armatsura në këtë qytet, ka thënë se i është dashur që të ndërrojë dy trena për të shkuar në banesë.
“I pashë njerëzit nëpër stacione. Është e vështirë t’i shmangeshe transportit publik. Të gjitha linjat e taksive ishin të zëna dhe u dashtë me patjetër ta përdori transportin publik”, ka thënë Rexhepaj për Klan Kosova.
“Njerëzit rrinin nëpër telefona, flisnin më të afërmit. U ndijke njëfarë frike në bazë të diskutimeve të tyre. Ishte e tmerrshme”.
“Nuk është që në Vjenë ka pasë sulme terroriste. Ishte një frikë në vete dhe sfidë në vete”, ka thënë ajo.