Telegrafi

Gazetarja kanadeze gëlltit mizën gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë

Prezantuesja kanadeze Farah Nasser, ka përjetuar një situatë të pakëndshme gjatë një prej transmetimeve live, e tërë këtë situatë e ka publikuar në profilin e saj në Twitter.

Në Globalnews ishte lajmëruar live dhe po fliste për përmbysjet në Pakistan, kur në një moment një mizë filloi të fluturonte para fytyrës dhe befasisht iu fut në gojë, transmeton Telegrafi.

“Po e ndajë këtë me të gjithë ju, pasi kemi nevojë të qeshim për një ditë të mirë. Duket se nuk është vetëm Doug Ford, edhe unë këto ditë gëlltita një mizë”, ka shkruar gazetarja përbri videos, duke iu referuar politikanit Ford i cili së fundmi gjatë një konference për media gëlltit një bletë.

Në videon e publikuar, shihet se si miza e befason gazetaren – e kur mendoi se po largohej filloi të flet, mirëpo në ato momente iu fut në gojë.

Reagimi i saj është bërë viral, e prezantuesit e emisionit Victor Blackwell dhe Alison Camerota janë befasuar me profesionalizmin e saj.

“E ndjeja se si më lëvizte në fyt derisa po raportoja”, tha Farrah më vonë për CNN. /Telegrafi/