Një krokodil i uritur ishte vetëm disa centimetra larg nga kafshimi i një reportereje lajmesh gjatë xhirimeve të saj.
Zarisha Bradley ishte duke filmuar kur ajo vendosi të hedhë një vështrim më të afërt nga bisha që dukej e përgjumur në ujë, transmeton Telegrafi.
Krokodili pastaj papritmas tentoi të kafshojë me nofullat e tij reporteren Bradley, por për fat të mirë ajo iku menjëherë.
‘Woah!’ ajo bërtiti para se të qeshte me kameramanin e saj dhe duke sinjalizuar që ai të ndalonte xhirimet.
Duke u shfaqur më vonë në rrjetin e lajmeve, zonja Bradley tha që ajo kurrë nuk kishte “lëvizur kaq shpejt”.
“Unë nuk mendoj se kam lëvizur më shpejt në jetën time”, tha ajo. /Telegrafi/