Rachel Johnson ka hequr bluzën në televizionin Sky News, me qëllim që të tërheq “vëmendjen” duke habitur kështu audiencën dhe bashkëprezantuesit.
Ajo ishte tallur kohë më parë se do të zhvishet dhe të tregoj gjoksin sa herë që ajo flet për Brexit-in, me qëllim që të tërheq vëmendjen dhe ta dëgjojnë, transmeton Telegrafi.
Johnson, gazetare dhe njëherit motra e politikanit Boris Johnson, ishte inspiruar nga Dr Victoria Bateman kur u shfaq lakuriq në BBC Radio 4 dhe GMB.
“Siç e di mund të jetë e vështirë të dëgjohet zëri yt për Brexitin sot. Victoria Bateman e cila u shfaq në këtë mënyrë ka arritur ta tërheq vëmendjen”, ka deklaruar gazetarja Johnson.
Por ky veprim zuri në befasi kolegët Carole Malone dhe Nick Ferrari, që mbeten më fytyrë të skuqur para objektivit të kamerave. Megjithatë ajo ka shkruar në Twitter se kishte veshur reçipeta dhe se nuk është plotësisht lakuriq. /Telegrafi/