Një gazetare nga RTL gjerman u pushua nga puna pasi raportoi nga zona e prekur nga përmbytja.
Susanna Ohlen (39) u lye me baltë përpara se të bashkohej me programin dhe tha se ajo ndihmoi në pastrimin e qytetit të Bad Munstereifel, i cili u dëmtua rëndë nga përmbytjet që morën 128 jetë njerëzish në Gjermani.
https://twitter.com/Michael45644934/status/1418229004415520770
“Pastrimi pas përmbytjes: Një reportere e RTL ndihmon në pastrimin e Bad Munstereifel”, është titulli i një transmetimi televiziv, por shumë shpejt u shfaq një video e një kalimtari, që tregon reporteren duke u lyer me baltë qëllimisht në fytyrë dhe rroba.
https://twitter.com/Eddie_1412/status/1418169326335582214
RTL kërkoi falje për lëvizjet e gazetares.
“Qasja e reporteres bie në kundërshtim me parimet dhe standardet tona. Kjo është arsyeja pse ne e pushuam gazetaren në fjalë menjëherë pasi dëgjuam se çfarë kishte bërë”, thanë ata në një deklaratë.
Susanna ka punuar në RTL që nga viti 2008. /Telegrafi/