Telegrafi

Gazetarja fiton lotarinë dhe lë punën direkt në emision, por nuk e dinte se kishte fituar vetëm 5 mijë euro

Gazetarja Natalia Escudero, zbuloi teksa ishte në transmetim direkt se kishte fituar lotarinë. Natyrisht u përfshi nga gëzimi, duke shpërthyer në britma, bashkë me njerëzit që ndodheshin pas saj.

Tregoi biletën fituese dhe më pas iu bërtiti kolegëve të rrjetit publik spanjoll RTVE, “Nesër nuk vi në punë! Nesër Natalia nuk vjen në punë”, duke lajmëruar se dorëhiqej.

Ishte e bindur se kishte fituar çmimin prej 4 milionë euro. Por shumë shpejtë u mësua se në vend që të fitonte çmimin e lotarisë së njohur si ‘El Gordo’,

Natalia kishte fituar vetëm një pjesë të këtyre parave, ose thënë ndryshe vetëm 5 mijë euro… me fjalë të tjera, jo aq sa për të lënë punën.

Tashmë mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me gazetaren./Telegrafi/