Një moment i këndshëm në fushë bëri të qeshë të gjithë të pranishmit në stadium gjatë ndeshjes Itali-Shqipëri në Kamionatin Evropian.
Në minutat e fundit, një tifoz si duket i kuqezinjve kishte hyrë në fushë dhe i zgjati dorën njërit prej lojtarëve të kombëtares tonë.
Ishte Eva Murati, gazetarja sportive që publikoi këtë moment në njërin prej postimeve të saj në Instagram.
Ndonëse kjo nuk është transmetuar nga regjia e Kampionatiti Evropian, në minutat e fundit u vërejt dukshëm që diçka nuk po shkonte në fushë.
Tani u bë më se e qartë se çfarë kishte ndodhur.
Ishte me të vërtetë një moment i këndshëm dhe ky veprim shkaktoi mjaft të qeshura tek të pranishmit në stadium.
Tifozi u kap në fund nga sigurimi dhe u nxor jashtë nga ata. Kishte reagime të shumta nga lojtarët e Shqipërisë.
Shqipëria ndonëse me një paraqitje të mirë, pësoi humbje ndaj Italisë me rezultat 2:1, në ndeshjen hapëse të tyre në Kampionatin Evropian.
Kuqezinjtë ishin të parët që kaluan në avantazh teksa arritën të shënojnë me anë të Nedim Bajramit për rezultatin 1-0 pas 23 sekondave lojë; ky vlerësohet të jetë madje goli më i shpejtë në historinë e Evropianit. /Telegrafi/