Gazetarja e sportit për ‘Fox Sports’, Erin Andrews, ka pësuar një skandal në vitin 2008, pasi përgjuesi Michael David Barrett, e kishte filmuar atë në dhomën e saj të hotelit.
Ngjarja kishte rrjedhur kur Michael e kishte filmuar përmes një vrime nga dhoma e tij ngjitur, pasi ajo ishte e vendosur aty për të raportuar për një lojë futbolli.
Gjatë gjykimit, Barret u deklarua fajtor pasi që në vitin 2009 e kishte përndjekur reporteren si dhe e kishte filmuar atë fshehurazi dhe më pas materialet i kishte publikuar në internet, duke krijuar skandal për gazetaren Andrews.
Për këtë vepër, Barret u dënua me 30 muaj burgim, ndërsa gjyqtari i rastit ka vendosur që gazetarja të dëmshpërblehet në shumë prej 55 milion $.