Gazetarja e televizionit publik të Kosovës (RTK-së), Gentiana Begolli pritet që të jetë njëra prej kandidatëve kryesore për ta marrë postin e kryetares në Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës.
Zgjedhjet në AGK pritet të mbahen javën e ardhshme, saktësisht me 16 dhjetor (e shtunë).
Përmes një postimi në “Facebook”, Begolli ka shpjeguar arsyet e kandidaturës:
Pasi i rehatuem komunat e qeverine, tash na ka mbete me rehatu edhe veten
Pak shaka para nje gare te rendesishme per neve gazetareve.
Ju informoj se me 16 dhjetor do te garoj per kryetare te Asociacionit te Gazetareve te Kosoves.
Te gjithe ju miq e kolege qe mendoni se e meritoj mbeshtetjen tuaj per ta drejtuar organizaten me te rendesishme ne vend per neve gazetareve, ju ftoj qe me 16 te ketij muaji te jeni mbeshtetje e imja.
Askush nuk mund te votoje pa qene pjese e AGK-se dhe ate jo me vone se data 13 dhjetor.
Shfrytezoni linkun e meposhtem qe ta plotesoni formularin, permes te cilit ju anetaresoheni ne AGK dhe rrjedhimisht ju mundesohet e drejta e votimit.
Mund te anetaresoheni edhe ju qe nuk deshironi te me votoni mua
Me apo pa mua kryetare, na prift e mbara bashkarisht…
Shihemi me 16 dhjetor ne oren 10.00
http://84.22.49.174/2017/agk/rreth-nesh/