Telegrafi

Gazetarja e njohur: Kam fjetur me shokun e ngushtë në një dhomë, kur shkonim me pushime

Gazetarja e njohur Pejana Elezi, ka folur së fundmi për raportin e saj që ka me mikun e saj më të ngushtë.

Elezi e ftuar në “Shije Shtëpie” në RTV Klan, ajo potencoi se shumica e njerëzve nuk mund ta konceptonin raportin e veçantë që ata të dy e kishin.

“Unë me shokun tim të ngushtë, kur iknim me pushime, flinim gjithmonë të dy; se merrnim një shtëpi dhe ishim katër-pesë veta. Unë dhe ai flinim në një dhomë vetëm të dy, me njëri-tjetrin. Sa që shumica e njerëzve nuk e konceptonin këtë gjë. Edhe e dashura që e kishte ai atë kohë”, deklaroi ajo.

“Ne ishim si motër e vëlla dhe vazhdojmë jemi edhe sot. Ne njohim familjet e njëri-tjetrit, çdo problem e çdo hall”, potencoi gazetarja.

Elezi gjithashtu theksoi se ajo nuk e ka ndryshuar raportin që ka mikun e saj të ngushtë edhe për faktin se e ka partnerin e saj në jetë.

“Unë jam shumë e sinqertë në këtë aspekt, se ndonëse ke diçka për të fshehur nuk e tregon fare. Unë nuk e kam ndryshuar marrëdhënien me shokun tim të ngushtë”. /Telegrafi/