Site icon Telegrafi

Gazetarja e BBC-së shkaktoi huti në Britani të Madhe, shpërndanë lajm të rremë në Twitter: Vdes Mbretëresha Elizabeth II-të

Një gazetare e BBC-së shkaktoi valë paniku në mediat sociale pasi ajo postoi një lajm të rremë se Mbretëresha Elizabeth II-të kishte vdekur të enjten në mëngjes pasi Pallati Buckingham shprehu shqetësim për shëndetin e saj.

Ndërkohë, postimi në Twitter i publikuar rreth orës 15:00 është fshirë. Prezantuesja e BBC-së, Yalda Hakim, sipas Mirror, ka deklaruar gabimisht: “Lajmi i fundit: Mbretëresha Elizabeth II ka vdekur në moshën 96-vjeçare. Ka njoftuar Pallati Buckingham”.

Lexo po ashtu Linja e trashëgimisë së fronit britanik - kush mund ta pasojë Mbretëreshën Elizabeth II

Njoftimi i rremë përkoi me një raport të BBC që njoftonte se lajmet e reja për Elizabeth do të mbërrinin në orën 15:00 me orën lokale – duke bërë që shumë përdorues të Twitter të dashuruar me mbretërinë të besonin se më e keqja kishte mbaruar.

Media britanike që atëherë ka konfirmuar se postimi ishte një “alarm i rremë”, ndërsa Hakim kërkoi falje në një postim të mëvonshëm në Twitter duke mohuar komentin e saj.

“Kam postuar në Twitter se u njoftua vdekja e Mbretëreshës”, ka shkruar gazetari që drejton lajmet botërore të BBC-së.

“Kjo ishte e pasaktë, nuk kishte asnjë njoftim, kështu që e fshiva tweet-in. Kërkoj falje”, tha ajo.

Përdoruesit e Twitter-it e kritikuan Hakimin për postimin e pamatur në një kohë kur e gjithë bota pret lajme për shëndetin e saj. /Telegrafi/

Exit mobile version