Prezantuesja e televizionit të famshëm BBC, Carole Walker, kishte dalë në kuadrin e kamerës në transmetim direkt duke i krehur flokët.
Pasi segmenti i lajmeve nga biznesi ishte mbyllur, kanali i lajmeve në BBC, kishte filluar transmetimin 4
minuta më herët, përderisa Carole ishte në përgatitje e sipër.
Kur ajo e kupton se është në transmetim direkt, Walker menjëherë kthehet me sy nga kamera, dhe fillon t’i japë lajmet, në një situatë ku shumica e njerëzve do të ishin hutuar.