Telegrafi

Gazetarja austaliane godet veten me shuplakë pasi sulmohet nga “mushkonja e bezdisshme”

Një video gazmore që shfaq gazetaren australiane Andrea Crothers teksa godet veten me shuplakë, ka bërë bujë në rrjete sociale.

Bëhet e ditur se e gjithë kjo ka ndodhur shkaku i sulmit nga një “mushkonjë e bezdisshme”.

Incidenti zbavitës ndodhi teksa ajo ishte drejtpërdrejt në transmetim duke raportuar për përmbytjet në Brisbane, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

E mërzituar nga mushkonja, ajo u përpoq ta largonte, por përfundoi duke e goditur veten me shuplakë.

E “turpëruar” nga gjesti, ajo u largua menjëherë nga kamera.

Videoja ka ngjallur reagime dhe të qeshura të shumta në internet, pasi më vonë gazetarja është paraqitur me një rrjetë të zezë në kokë për t’u mbrojtur nga sulmet e insekteve. /Telegrafi/