Site icon Telegrafi

Gazetarja atraktive e sportit Hygerta Sako bën shqiponjën me duar në mes të stadiumit në Beograd (Foto)

Sonte (e enjte) në Partizani i Beogradit do të presë Skënderbeun, në duelin më interesant të mbrëmjes në Ligën e Evropës.

Futbollistët tashmë janë gati, gjersa edhe shqiptarët po presin me padurim rrjedhojën e kësaj ndeshje, pasi gjithmonë ka pasur kontradikta mes ndeshjeve të zhvilluara mes Serbisë dhe Shqipërisë.

Lexo po ashtu Formacionet e mundshme: Partizani – Skënderbeu, taktizime nga serbët

Stafi i shqiptarëve duke përfshirë: futbollistët, trajnerët dhe gazetarët janë akomoduar në stadium, gjersa janë duke bërë përgatitjet e fundit.

Për të përcjell nga afër ndeshjen, ka shkruar edhe gazetarja e njohur e sportit Hygerta Sako, e cila raporton ngjarjet e fundit nga sporti në TVSH.

Hygerta Sako, gazetarja e sportit në TVSH

Pak orë para ndeshjes, Hygerta ka publikuar një fotografi mjaft provokuese në llogarinë personale në Instagram.

Ajo shfaqet e ulur në barin e gjelbër të fushës “Partizan”, ku edhe do të zhvillohet ndeshja, teksa bën shqiponjën me duar.

Lexo po ashtu Banerët kundër shqiptarëve do të largohen brenda dy minutash nga stadiumi i Beogradit

“Erdhën shqiptarët”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë, teksa është pasuar me komente të shumta nga ndjekësit e saj. /Telegrafi/

Exit mobile version