Site icon Telegrafi

Gazetarja amerikane goditet nga vetura derisa po raportonte drejtpërdrejtë, për fat të mirë shpëton pa lëndime

Gazetarja Tori Yorgey derisa po raportonte drejtpërdrejtë, është goditur nga një veturë. Ajo punon për televizionin WSAZ, nëndegë e NBC-së në Huntington.

Në momentin e incidentit ajo po raportonte drejtpërdrejtë dhe po fliste për prishjen e një gypi që furnizon lagje të tëra me ujë të pijshëm – e prishja e gypit kishte ndodhur si rezultat i reshjeve të mëdha, transmeton Telegrafi.

Gazetarja amerikane Yorgey po bashkëbisedonte me kolegun në studio në momentin kur po binte shi, kur nga pas i erdhi një veturë që e goditi. Gjithçka është filmuar nga kamera, para të cilës ajo raportonte.

Për fat të mirë Yorgey u ngrit shpejtë në këmbë dhe me një dozë ironie tha: “Sapo më goditi vetura, por jam mirë”. /Telegrafi/

Exit mobile version