Gazetarja e RTV Dukagjinit, përmes një storie për “foshnjat e zhdukura” gjatë viteve ’70, që është transmetuar të mërkurën, ka shkaktuar debat në opinionin publik për këtë temë shumë të ndjeshme.
Gazetarja Albina Haliti, në bazë të investigimit ka treguar se shumica e këtyre rasteve kanë ndodhur, kur foshnjat janë dërguar në drejtim të Beogradit ose Shkupit me pretendimin për t’u shëruar.
Ajo në Debat Plus me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, rrëfen një rast kur një person është kthyer në Kosovë nga Serbia pasi ai pretendon se ka zbuluar identitetin e tij të vërtet.
“Ka një rast kur një femër në mënyrë të rastësishme pretendon se ka zbuluar se ajo i përket një familjeje shqiptare. Rrëmbyesi ka qenë një mjek, ai në momentin kur ka treguar se ky fëmijë është i një shqiptari ka qenë i dehur”, tregon gazetarja, përcjell Telegrafi.
Ajo thotë se i gjithë ky zbulim ndodhi nga një rastësi, kur mjeku që ka marrë vajzën ishte i dehur.
“E gjitha ka ndodhur për shkak se vajza nuk i është bindur mjekut serb, dhe ai në moment nervoze dhe dehje, në mënyrë ofenduese i ka thënë asaj se nuk kupton sepse është gjak shqiptari. Në atë moment kanë qenë prezent edhe disa shqiptarë, të cilët më pas kanë marrë iniciativën deri në zbulim të rastit”, tregon më tej gazetarja Albina Haliti./Telegrafi/
https://youtu.be/KxUxg3qvmDQ?t=2088