Site icon Telegrafi

Gazetarit të njohur grek i bëhet atentat, qëllohet me dy plumba në derë të shtëpisë

Botuesit dhe gazetarit të njohur, Stefanos Chios, i është bërë një atentat me armë zjarri mëngjesin e sotëm.

Mësohet se gazetari është qëlluar me dy plumba, një në qafë dhe një brinjë, ndërsa dy plumba të tjerë qëlluan makinën e tij.

Paraprakisht bëhet me dije se persona ende të paidentifikuar kanë zënë në pritë Chios-in në derë të shtëpisë së tij në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa ai po kthehej në banesë.

Mediat greke raportojnë se të shtënat janë regjistruar rreth orës 3 të mëngjesit, jashtë shtëpisë së tij në Vrilissia, një periferi, në Veri të qendrës së Athinës.

I plagosuri është dërguar në spitalin e Sismanoglio, nga ku është referuar në spitalin KAT në veri të Athinës.

Mësohet se gjendja e tij shëndetësore është serioze por nën kontroll.

Autoritetet kreke kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarës dhe identifikimin e kapjen e autorëve të atentatit. /Shekulli/

Exit mobile version