Analisti Imer Mushkolaj thotë se në periudhën e fillimit të luftës njerëzit nuk e dinin se çfarë po ndodh në terren.
Mushkolaj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini thotë se raportimi gazetaresk për UÇK-në e gjeti popullin e habitur.
“Mos të harrojmë se në atë kohë dihej shumë pak për organizimin e UÇK-së dhe madje kishte dyshime nëse eksitonte UÇK-ja. Qytetarët deri në ngjarjen e Prekazit dinin shumë pak dhe nuk e kishin idenë si dukeshin UÇK-ja”.
Ai thotë se personalisht foton e parë të Hamëz Jasharit e ka parë në një gazetë serbe e cila kishte përshkrimin Adem Jashari.
“Deri vonë unë kam menduar se ai ishte Adem Jashari”.
Mushkolaj thotë se një kontribut të madh në kohë të luftës për informim dhe edhe Televizioni Publik Shqiptar.
Ai thotë se gazeta Bujku ishte një e përditshme që raportonte si dëshironte LDK-ja.
“Koha Ditore u hap si një dritare informimi në vitin 1997 si një alternativë që njerëzit të merrnin vesh më shumë. Gazeta e studentëve “Bota e Re” solli një ri zgjim për informim për atë se çka ndodhte. Njerëzit deri atëherë e kishin të pamundur ta dinin çfarë po ndodh sa i përket aksioneve të UÇK-së”, tha ndër të tjera Imer Mushkolaj./Telegrafi/