Telegrafi

Gazetari Zoran Bozhinovski ka filluar grevë urie në paraburgim

Gazetari i paraburgosur Zoran Bozhinovski ka filluar një grevë urie më 14 shtator, për shkak të siç thuhet, vazhdimit të padrejtë të paraburgimit të tij dhe shtyrjes së procesit gjyqësor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo u bë e ditur nga kryetari i Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), Naser Selmani, duke njoftuar se stafi i burgut e ka ditur një gjë të këtillë, por nuk e ka informuar as avokatin e tij, e as Avokatin e popullit.

Me këtë rast, Selmani përsëri theksoi se procesi ndaj Bozhinovskit është njër proces politik i pushtetit për ta heshtur një gazetar. /Telegrafi/