Gazetari dhe udhëheqësi i emisionit ‘200’ në Alsat-M nuk ka mundur të mbajë veten, ai është ”zhveshur” për kombëtaren në mes të emisionit ku ishin të ftuar Ragip Xhaka, Tritan Kokona nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe Nexhmedin Memedi, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Emisioni iu kushtua kombëtares shqiptare të fubdollit dhe Euro 2016. Një emision me shumë lotë, ishte programi i fundit i ‘200’. Ish futbollisti Nexhmedin Memedi u përlot disa herë kur kujtonte ndeshjen e tij kundër kombëtares së Shqipërisë. “Nuk e dija a te gëzohesha ose jo”, tha ai. Por Memedi u përlot dhe pas intervistave të Ragip Xhakës, babait të Granit dhe Taulant Xhakës si dhe kur zëdhënsi i Federatës shqiptare, Tritan Kokona, tha se “kombëtarja ka prenotuar hotelin deri në finale”.
Gjatë programit që ishte i fundit për këtë sezon gazetari Nazim Rashidi, hoqi kostumin dhe kollaren për të drejtuar programin me fanellën e kuqezinjve. Ai në fund vendosi dhe plisin, një përputhje me thënien më aktuale “Me plis në Paris”.
Gjatë programit me plot emocione folën Ragip Xhaka babai i Taulant dhe Granit Xhakës, i cili tha se ai dhe djemtë e tij e ndjejnë veten “të thjeshtë” si krejt shqiptarët e tjerë edhe pse janë në fokus edhe ndërkombëtar.
Foli dhe zëdhënësi i Federatës Shqiptare të Futbollit, Tritan Kokona, i cili duke përshkruar atmosferën tha se çunat nuk dorzohen.
Gajtë programit të fundit pati dhe lot emicionuese edhe nga gazetari Safet Ademi dhe fansja Adelina Tafa Mehmeti./Telegrafi/