Site icon Telegrafi

Gazetari turk Erk Acarer sulmohet në Berlin – thotë se “i njihte autorët”

Gazetari turk i mërguar Erk Acarer tha se tre sulmues e rrahën atë jashtë banesës së tij në rrethin Neukölln të Berlinit mbrëmjen e së mërkurës.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Acarer e përshkroi sulmin në një video të publikuar në Twitter, në të cilin shkroi se ai ishte sulmuar me “grushte dhe thika” dhe se “i njihte autorët”.

“Unë kurrë nuk do t’i dorëzohem fashizmit”, ka shkruar Acarer.

Sipas DW, Policia e Berlinit konfirmoi të enjten se Acarer ishte sulmuar në oborrin e ndërtesës së tij të banesës por nuk dha detaje për asnjë të dyshuar.

Acarer tha se ishte trajtuar në një spital për një dëmtim në kokë, i cili nuk u raportua të ishte i rëndë.

Një hetim mbi sulmin është duke vazhduar, dhe Acarer dhe familja e tij janë vendosur nën mbrojtjen e policisë. /Telegrafi/

Exit mobile version