Kampionati Botëror është një mundësi që lojtarët të tregojnë vetën, posaçërisht ata që pjesë e përfaqësuesve jo shumë të njohura.
I tillë është edhe Roman Torres, pjesë e Përfaqësueses së Panamas.
Qendërmbrojtësi fillimisht ishte bërë lajm për shkak të peshës, pasi me 99 kilogramët e tij është lojtari më i rëndë në Botërorin ‘Rusia 2018’.
Por, kjo nuk do të thotë që ai është në formë jo të mirë fizike.
Këtë e ka treguar gjatë një konference për media kur një gazetar rus ia kujtoi këtë fakt interesant.
Pas tij janë edhe dyshja e Përfaqësueses së Anglisë, Harry Maguire (98 kg) dhe Harry Kane (98kg).
Torres është i bindur se fiziku i tij është i mjaftueshëm për të ndalur sulmuesit më të mirë në ‘Rusia 2018’. /Telegrafi/
When Panama’s Román Torres was told he was the heaviest player at the World Cup, here was his response… 💪🇵🇦 pic.twitter.com/peqEW4Fjnw
— Soccer AM (@SoccerAM) June 11, 2018