Kryesuesi i Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, kroati Zheljko Komshiq, e ka ndërprerë një intervistë për agjencinë shtetërore serbe të lajmeve Tanjug, pasi gazetari tha se nuk ishte dakord me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë se kishte gjenocid në Srebrenicë.
Gjatë intervistës gazetari tha se nuk do dakordohet me deklaratën se kishte gjenocid dhe se qëndrimi i tij [Komshiqit] nuk ishte i rëndësishëm.
Trenutak kada je predsjedavajući Predsjedništva BiH Željko Komšić prekinuo intervju za Tanjug zbog negiranja genocida. pic.twitter.com/TNlFGqOynV
— TV N1 Sarajevo (@N1_BiH) November 9, 2021
Komshiq tha se qëndrimi i tij është i rëndësishëm dhe e pyeti gazetarin pse nuk ishte dakord…
“Që është kryer një kryer krim i tmerrshëm?”, tha gazetari i Tanjugut.
“Ai është gjenocid. Kështu thuhet në aktgjykimet e Tribunalit Ndërkombëtar. Gjenocidi, nuk është një krim i tmerrshëm. Krime të tmerrshme janë disa të tjera”, theksoi kryesuesi i Kryesiës së Bosnjës e Hercegovinës, transmeton Telegrafi.
“Ky është qëndrimi juaj”, shtoi gazetari.
“Nuk është pozicioni im. Kështu thonë aktgjykimet”, ka përfunduar Zheljko Komshiq.
“Me çfarë jeni dakord?”, e pyeti gazetari.
Ndërsa Komshiq u përgjigj me një kundërpyetje: “Ju nuk jeni [dakord]?
“Nuk jam dakord me këtë”, ka thënë gazetari i Tanjug.
Pas kësaj këtij konstatimi të gazetarit, Komshiq i tha do të duhej të bënte intervistë me dikë tjetër, duke ndërprerë intervistën. /Telegrafi/