Site icon Telegrafi

Gazetari Sulejman Gashi në gjendje të rëndë, i duhet ndihmë financiare

Korrespodenti i RTK-së në SHBA, Sulejman Gashi, ka pësuar sulm në zemër gjatë një udhëtimi pune në qytetin e Salt Lake City në Utah.

Ai është në gjendje kome dhe e gjithë familja është pranë tij në Salt Lake.

Sulejman Gashi duhet të transportohet në New York për të vazhduar shërimin e mëtejshëm.

Bartja me aeroplan special, bashkë me një ekip të mjekëve të trajtimit intensiv, kushton rreth 50 mijë dollarë.

Shuma që kërkohet për familjen e tij është e papërballueshme.

Për t’i ndihmuar Sulejman Gashit, klikoni në këtë LINK

Exit mobile version