Site icon Telegrafi

Gazetari i “Slobodna Bosna” fshehet pas burimeve, nuk jep fakte për artikullin ku sulmohen mediat në Kosovë

Ditë më parë mediumi boshnjak “Slobodna Bosna”, e publikoi një artikull, ku ndër të tjera sulmoheshin mediumet si “Nacionale” e “Periskopi”, të cilat akuzoheshin se financohen nga Serbia.

Për të sqaruar këtë çështje “Debat Plus” kërkoi sqarime nga ky medium dhe po ashtu fakte për pretendimet e tyre.

Në një përgjigje nga Mario Iliçiq, gazetar i mediumit në fjalë, thuhet se nuk mund t’i zbulojë burimet porse i besojnë atyre.

Në tërë përgjigjen e tij gazetari Iliçiq nuk e ofroi asnjë fakt për pretendimet e tyre se dy mediumet nga Kosova paguhen nga Serbia.

“Ne nuk do t’ua zbulojmë burimet, por i besojmë absolutisht burimeve tona, sepse nëse nuk do të kishim informacion të besueshëm, nuk do të publikonim as një artikull për mediat në rajon që janë nën vëzhgimin e regjimit të Vuçiqit”, tha ai.

Lexo po ashtu "Slobodna Bosna" me reagim pas artikullit të shumëpërfolur

Më tej ai tha se “Është interesante se si këto media kanë reaguar menjëherë ndaj shkrimit tonë duke kontaktuar një person të besuar në Bosnje dhe Hercegovinë, i cili ka pasqyruar mediat tona dhe pas vetëm pak minutash ai tekst është përkthyer dhe transmetuar në KosovoOnline, një tjetër media nën vëzhgimin e Vuçiqit”.

“Në fund të fundit, ai person tha për mediat tona se deklaratat e tij për mediat e Kosovës ishin të sajuara dhe të shtrembëruara, dhe pikërisht kështu u ekspozua matrica me të cilën media e Vuçiqit ka vepruar me vite ndaj ‘Slobodna Bosna’ (Bosnjës së Lirë) dhe të gjithë kritikëve të regjimit të Vuçiqit”, tha ai.

“Nuk ka qenë qëllimi ynë që të provokojmë përleshje politike në Kosovë mes palëve kundërshtare, për të cilat përgjegjësia duhet të kërkohet nga politikanët atje”, ka thënë Iliçiq. /Dukagjini/

Exit mobile version